Rritet bilanci i viktimave në Japoni si pasojë e tajfunit Jebi

schedule09:34 - 5 Shtator, 2018

schedule 09:34 - 5 Shtator, 2018

Janë 11 viktimat dhe më shumë se 300 të plagosurit në Japoni si pasojë e tajfunit Jebi më të fuqishmit në këto 25 vitet e fundit. Si pasojë e erërave të forta është shkatërruar ura që lidhej me aeroportin e Osakës.

Rritet bilanci i viktimave në Japoni si pasojë e tajfunit Jebi, ndërsa dëmet materiale janë ende të pallogaritshme. Orët e fundit një shkollë me 160 fëmijë ka mbetur e izoluar në Kioto si pasojë e motit të keq ndërsa dy prej fëmijëve janë dërguar në spital me helikopter. Aeroporti i Kansait në Osakë mbetet i mbyllur, pas evakuuimit të pesë mijë personave të bllokuar si pasojë e motit të keq por dhe për shkak të shkatërrimit të urës që lidh aeroportin me pjesën tjetër të qytetit. Tajfuni Jebi është i 21- ti i stinës dhe konsiderohet si më i fuqishmi i 25 viteve të fundit nga agjencia metereologjike japoneze. Tashmë ai po zhvendoset në Sakhalin të Rusisë.

Në një urë tjetër në Osakë era e fortë ka kthyer përmbys automjete dhe kamionë ndërsa në qytetin bregdetar të Nishinomia mjetet lundruese po përpiqen të qëndrojnë në port. Me qindra fluturime janë anuluar në të gjithë vendin, ndërsa një million persona janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!