Kreu i PD Lulzim Basha vizitoi një qytetare e cila vuan nga ishemia. Basha tha se kjo është një fatkeqësi që ai e ka kaluar tre herë në rrethin e tij familjar duke kujtuar premtimin e Ramës për shëndetësi falas.
Ai u shpreh se qeveria e Partisë Demokratike do të mundësojë kujdesin minimal në veçanti për moshën e tretë.
Pjesë nga biseda
Lulzim Basha: Kjo qeveri ka pasur tetë vite kohë për të bërë punët, por ka bërë vetëm punët e veta jo për ju. Si je me shëndet Çfarë ka bashkëshortja
Qytetari: Ajo pasi doli në pension pati një problem natyror, ishemi
Lulzim Basha: Sa kohë ka
Qytetari: Ka 6 vite
Lulzim Basha: Ngrihet nga krevati:
Qytetari: Jo. Unë kam bërë të gjitha gjërat që i kanë thënë doktorët. Për 30 ditë do 600 mijë lekë. Kemi harxhuar 1 mln lekë në muaj për 6 vite rresht. Dhe rezultati është ky. Tani kam arritur ta nxjerr në komision dhe komisioni thotë që nuk i takon. Dua një kujdestari.
Lulzim Basha: Më vjen shumë keq. Kjo është një fatkeqësi që unë e kam kaluar tre herë brenda rrethit tim familjar. Ky premtoi para 8 vitesh shëndetësi falas. Ne do të mundësojmë që në veçanti mosha e tretë të ketë kujdesin minimal. Do ketë zgjidhje edhe për nusen edhe për ty. Kjo ka shpëtuar gjithë jetën, jetë njerëzish. Mos u mërzisni se do ndryshojnë gjërat.
/mv.abcnews.al