Një prej pronarëve të bizneseve në njësinë 4 ka hapur arkën e xhiros ditore duke i treguar kryedemokratit Lulzim Basha, se ka pasur rënie të fitimeve nga puna e tij. Ai tha se është detyruar të heqë shumë artikuj për shkak se nuk ka fuqi blerëse.
“Tani nuk i bëj dot 60-70 mijë lekë xhiro. I kam hapur gjërat. Kam hequr shumë artikuj. Ka rënë puna. Nuk ka fuqi blerëse”, u shpreh ai.
Ndërkohë një tjetër pronar biznesi tha se ka vetëm borxhe dhe e mban dyqanin hapur për të mbledhur ato. “Punë nuk kemi borxh plot. Na vjen ta mbyllim por po rrimë se mos marrim ndonjë nga këto borxhet”, tha ai.
Kreu i PD shtoi se faji për këtë është i një grushti njerëzish por më 25 Prill kjo gjë do të ndryshojë.
“Nuk është faji juaj, është faji i këtij grushti njerëzish. Më 25 Prill do e ndryshojmë këtë realitet. Nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit. Ne do e ndryshojmë Shqipërinë duke ju ardhur në ndihmë ju”, tha Basha./mv.abcnews.al