Ruset skeptik ndaj vaksinës së tyre, mbi 60 % nuk duan të vaksinohen me Sputnik-V

schedule09:24 - 2 Mars, 2021

schedule 09:24 - 2 Mars, 2021

Pothuajse dy të tretat e rusëve nuk dëshirojnë të vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V, raporton Reuters.

Shumica e të anketuarve përmendën efektet anësore – të cilat mund të përfshijnë ethe dhe lodhje – si arsyen kryesore të refuzimit për tu vaksinuar. Rreth 64 përqind  besojnë se  koronavirusi i ri u krijua si një armë biologjike.

Origjina e COVID-19 ka qenë shumë e politizuar, por shumica e virologëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive thonë se virusi ka shumë të ngjarë të ketë evoluar natyrshëm.

Një mision i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kinë tha muajin e kaluar se mundësia që virusi të kishte dalë nga një laborator ishte shumë e vogël. Rreth 71% e rusëve të moshës 40-54 vjeç besojnë se virusi u krijua nga një armë biologjike.

Vetëm 23% mendojnë se virusi lindi natyrshëm. Rusia, e cila ka regjistruar gati 4.3 milion raste që nga fillimi i pandemisë, ka miratuar tre vaksina kundër COVID-19.

Vendi me rreth 145 milion njerëz filloi një fushatë vaksinimi masiv me Sputnik V në dhjetor. Më 10 shkurt, Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se më shumë se dy milion rusë janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të Sputnik V./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!