Miroslav Lajçak në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin

schedule08:27 - 2 Mars, 2021

schedule 08:27 - 2 Mars, 2021

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë e ka nisur me një takim të zhvilluar me U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas mediave në Kosovë, Lajçak tashmë ka arritur në zyrën e Osmanit në Presidencën e Kosovës, ku edhe po zhvillohet ky takim.

Mbrëmë Lajçak zhvilloi një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak zgjodhi të mos deklarohet për media, derisa Kurti tha se ai e ka bërë të qartë qëndrimin që ka karshi dialogut dhe rëndësisë së këtij procesi për vendin.

Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe më ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!