Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon të përballet me manifestuesit në Chemnitz, ku për shumë ditë ka pasur trazira për shkak të protestave kundër emigrantëve. Kohëve të fundit, Merkel ishte sulmuar për shkak të mungesës së përballjes me qytetarët.
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të udhëtojë në Chemnitz, qyteti i ish-Republikës Demokratike Gjermane e tronditur prej dhjetë ditësh nga dhuna e së djathtës ekstreme pas një vrasje që I atribuohet refugjatët. Ende nuk është caktuar data e kësaj vizite, ndërkohë që Kancelarja kritikohet së fundmi për mungesën e reagimit përballë protestave dhe dhunës.
Kancelarja i ka propozuar në një bisedë telefonike kryetares së bashkisë së Chemnitz, që të vizitojë qytetin me rreth 250. mijë banorë, ku të shtunën e kaluar gjatë përplasjeve mes ekstremistëve të djathtë dhe mbështetësve të lëvizjeve të majta, u plagosën 20 persona. Kryebashkiakja socialdemokrate duket se ka pranuar me kënaqësi propozimin.
Zona e Chemnitz, jo shumë larg kufirit Çek, u bë arenë e demonstratave të ekstremistëve të krahut të djathtë që nga 26 gushti, një ditë pas vrasjes së një burri 35-vjeçar, i cili ishte therur në mes të rrugës. Dy azilkërkues, një irakian dhe një sirian, rreth 20 vjecar, u arrestuan me dyshimin se kishin kryer vrasjen. Policia po kërkon gjithashtu edhe një person të tretë, një tjetër azilkërkues irakian 22 vjeçar, i cili vlerësohet se mund të ishte i rrezikshëm dhe i armatosur. Në këtë rajon, ku partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka disa nga rezultatet më të mira kombëtare, kjo vrasje nxiti trazira dhe dhunë ndaj të huajve, duke tronditur kësisoj të gjithë vendin. /abcnews.al