Rama pas takimeve në Bruksel: Ditë produktive në një moment të vështirë

schedule18:17 - 1 Mars, 2021

schedule 18:17 - 1 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” duke përshëndetur takimet dhe bashkëbisedimet e zhvilluara ditën e sotme në Bruksel.

Rama i vlerëson takime si pozitive, ndërsa shprehet se janë produktive në një moment të vështirë për vendin.

“Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama.

 

 

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!