Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër dhe financierja e këtij institucioni janë infektuar me COVID-19, pasi kanë marrë vaksinën. Ky është rasti i dytë i një infektimi pas marrjes së vaksinës në vendin tonë, pas rastit të mjekut Pëllumb Pipero.
ABC mëson se të infektuar kanë rezultuar Arjanit Muho, drejtor i shtëpisë së të moshuarve dhe kryefinancierja Klodiana Qirushi. Sipas të dhënave zyrtare Qirushi është infektuar një ditë pasi mori vaksinën, ndërsa Muho katër ditë më pas.
Mësohet se ata kanë pasur simptoma para se të kryenin vaksinën, por nuk kanë kryer tampon, ndërkohë që pas vaksinës kanë shfaqur sërish simptoma dhe i janë nënshtruar tampnit./mv.abcnews.al