Hong Kong, arrestohen 47 aktivistë pro-demokracisë

schedule08:51 - 1 Mars, 2021

schedule 08:51 - 1 Mars, 2021

Policia e Hong Kongut ka arrestuar 47 aktivistë pro-demokracisë, nën ligjin e diskutueshëm të sigurisë kombëtare të territorit (NSL), të akuzuar për përmbysjen e pushtetit shtetëror.

Të pandehurit përfshijnë 39 burra dhe tetë gra midis 23 dhe 64 vjeç, tha policia.

Në janar, u arrestuan gjithashtu 55 aktivistë dhe ish-ligjvënës. Autoritetet thanë se pjesëmarrja e aktivistëve ishte pjesë e një plani  për të rrëzuar pushtetin shtetëror.

Midis të arrestuarve ishte ish-ligjvënësi Eddie Chu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!