Art në dëborë, krijohet gjarpri 23 metra i gjatë në Kolorado

schedule22:50 - 28 Shkurt, 2021

schedule 22:50 - 28 Shkurt, 2021

Të bësh art është shumë e vështirë në shumë raste, por duket se durimi i atyre që e dëshirojnë vërtet të bukurën arrin që të bëjë dhe mrekulli.

Një familje në Kolorado, ka bërë atë që për të gjithë ne është e vështirë. Mediat e huaja kanë bërë publike rastin e Morn Mosley, i cili bashkë me vëllezërit dhe motrat e tij kaluan dhjetë orë duke punuar për formimin e një gjarpri, i cili ka kënaqur banorët vendas.

Gjarpri ka një gjatësi prej rreth 23 metrash dhe është në kopshtin para shtëpisë së nënës së tij.

Ndërkohë puna e familjes fitoi popullaritet në 2019 pasi skulptura e tyre, një tigër u shpërnda gjerësisht në mediat lokale.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!