Shëndeti i flokëve kërkon përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqyerje të shëndetshme.
Disa prej ushqimeve më të mira për shëndetin e flokut nga jashtë brenda janë veza, kosi dhe mjalti.
Mjalti
Mjalti ndihmon në ushqyerjen dhe zbutjen e flokut. Sa më i butë të jetë floku, aq më e vështirë do të jetë këputja e tij. Kjo e fundit ngadalëson rritjen e flokut.
Mjalti është i pasur me antioksidantë të cilët mbrojnë shëndetin e flokut dhe skalpit. Për më tepër, mjalti ka efekt pastrues të flokëve.
Kosi
Sipas të dhënave të agroweb.org, acidi laktik tek kosi ndihmon në hidratimin e flokut. Për më tepër, gjatë shpëlarjes, kosi ndihmon në pastrimin e flokut prej qelizave të vdekura.
Kosi ka vlera mjekësore dhe kozmetike që ndikojnë në shëndetin e rrënjëve, majave dhe skalpit. Vitamina B12 ndihmon në rritjen e flokut dhe parandalojnë rënien e tij.
Veza
Ushqyesit që gjenden tek veza janë të njëjtët që gjenden tek një flok i shëndetshëm dhe plot shkëlqim. E verdha e vezës ndihmon kundër rënies së flokut, flokëve të brishtë dhe për rritjen e tyre.
Për këtë maskë ju nevojiten: 1 vezë, 1 lugë gjelle me mjaltë dhe 2 lugë gjelle me kos./abcnews.al