Liverpool rikthehet te fitorja në Premier League. Kampionët në fuqi nuk kishin marrë asnjë pikë në katër ndeshjet e fundit, ndërsa sot triumfuan 0-2 në fushën e Sheffield United, ekip që renditet në vend të fundit.
Back to winning ways for Liverpool#SHULIV pic.twitter.com/aak1ZvJWTV
— Premier League (@premierleague) February 28, 2021
Vendasit rezistuan vetëm një pjesë lojë. “The Reds” e nisën mirë pjesën e dytë dhe kaluan në avantazh në minutën e 48-të, falë golit të 20-vjeçarit Curtis Jones, i cili gjeti golin e parë sezonal në kampionat.
Në minutën e 64-t erdhi edhe dyfishimi. Mbrojtësi i Sheffield, Kean Bryan devijoi gabimisht topin në portën e vet dhe vulosi fitoren e Liverpool, që renditet përkohësisht në vend të gjashtë me 43 pikë, 19 pikë më pak se Manchester City kryesues. /abcnews.al