Arti në zi, shuhet skenaristi dhe regjisori i njohur Kujtim Gjonaj

schedule20:28 - 28 Shkurt, 2021

schedule 20:28 - 28 Shkurt, 2021

Një humbje e madhe është shënuar në radhët e artit. Këtë të dielë është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj.

Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Ai ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës, në vitin 1968 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Jeta profesionale

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Filmografia/ Skenare

Këshilltarët, (1979)

Ata ishin katër, (1977)

Cirku ne fshat (1976)

Thirrja, (1976)

Regjisor dhe skenarist filmi dokumentar

Shkolla dhe praktika 1969 skenarist

Femijte tane 1971 ”

Vellezerit Topulli 1972 ”

Motive nga dita e diele 1973 ”

Se u mbushen malet plot me partizane 1974 skenarist & regjisor

Tregim per nje hero 1975 skenarist & regjisor

Lidhja shqiptare 1978 skenarist

Rinia dhe celiku 1980 skenarist & regjisor

Artiste ne pune dhe ne skene 1981 skenarist & regjisor

Kryengritjet e medha 1982 skenarist & regjisor

Arti shqiptar ne mesjete 1983 skenarist

Ne gjurme te nje historie 1984 skenarist & regjisor

Me e madhja dashuri 1986 regjisor

Nje qytet ne telajo 1987 regjisor

Keshtjella e kengeve 1988 regjisor

Etyd prane detit 1989 skenarist

Meditim 1990 regjisor

Drejt Europes 1991 regjisor

Shqiptaret e Zvicres 1992 regjisor

Shembja e idhujve 1993 regjisor

Gjaku yne i shprishur (Jeronim De Rada) 1998 skenarist & regjisor & producent

Ditet e fundit te nje luani( Ali Pashe Tepelena) 2001 regjisor & producent

Nene Tereza 2003 regjisor & producent

Enciklopedia qe ecte me kembe( Faik Konica) 2005 regjisor

Pse 2007 regjisor

Enderra e Camerise 2010 regjisor

Magjia Pano( Panajot Pano) 2012 regjisor

Deti i diturive- Hasan Tahsin( Hoxha Tahsin) 2013 regjisor

Margarita( Margarita Xhepa) 2014 regjisor

Gjithcka per Kosoven( Ramush Haradinaj) 2015 regjisor

Saga e Dinejve( Abedin Dino dhe trashegimtaret) 2017 regjisor

I fundmi i rilindasve( josif Bageri) 2018 regjisor.e.su./abcnews.al