Mjekët dhe infermierët në vijën e parë të zjarrit kundër koronavirusit janë heronjtë e luftës me sëmundjen që po merr cdo ditë jetë në Shqipëri.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka postuar disa foto gjatë një takimi që ka pasur me disa prej tyre, ndërsa shkruan se me kurajë e sakrificë vijojnë betejën e përditshme për të shpëtuar jetë.
“Respekt për mjekët dhe infermierët në vijën e parë të frontit kundër COVID19, që me kurajë e sakrificë vijojnë betejën e përditshme për të shpëtuar jetë” shkruan ministrja./ db/ Abcnews.al