Shkodran Mustafi nuk do të dënohet nga Federata Angleze e Futbollit pasi festoi golin që shënoi kundfër Cardiff duke bërë simbolin e shqiponjës.
Simbolin e bënë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë në Kupën e Botës në Rusi dhe u dënuan me gjobë. Kështu që edhe në Angli u hap një debat nëse duhet të dënohet apo jo edhe mbrojtësi i Arsenalit.
Londinezët arritën të mposhtin Cardiff të dielën me rezultatin 3 me 2. I pari që shënoi ishte Mustafi, pas krosit nga lojtari tjetër me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Pas golit Mustafi iu drejtua Xhakës ku edhe formoi simbolin e shqiponjës.
https://www.youtube.com/watch?v=5U_HyZAHDSM
Shkodran Mustafi ka lindur në Gjermani në një familje shqiptare nga Maqedonia. Ai ishte pjesë e kombëtares gjermane në vitin 2014 në Brazil, ku ekipi i drejtuar nga Joachim Low arriti të fitonte Kupën e Botës./abcnews.al