Kreu i shtetit serb i është përgjigjur Presidentit të SHBA-së Joe Biden, pasi ky i fundit pak ditë më parë në një letër i kërkoi Vuçiçit që të arrijë një marrëveshje me Kosovën e fokusuar në njohjen reciproke. “Ai është një udhëheqës politik serioz dhe me përvojë.
Ka gjëra që janë fakte, por nëse doni të dërgoni një mesazh politik, ju merrni telefonin dhe telefononi”, tha Vuçiç. Presidenti serb deklaroi më tej se nuk ka asnjë letër me një kërkesë në lidhje me Kosovën, por ajo që ekziston dhe ato që ai pret janë “presione të rënda” nga SHBA dhe BE.
Presidenti i Serbisë tha më tej se e mbrojti Kosovën më mirë se të gjithë politikanët para tij. “Gjatë qeverisjes së tyre, 90 vende njohën pavarësinë e Kosovës, ata vetëm heshtën për këtë. Unë nuk do të hesht dhe do të mbroj Kosovën siç di dhe mundem” tha ai./ db/ Abcnews.al