Largohet nga detyra kreu i Burgjeve

schedule18:36 - 3 Shtator, 2018

schedule 18:36 - 3 Shtator, 2018

Arben Çuko është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në vend të tij është emëruar Stefan Çipa, i cili më 2011-n u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sarandës dhe në 2016-n zëvendësministër i Brendshëm. Së fundmi, ai mbante postin e Sekretarit për Diasporën në Partinë Socialiste.

Sipas ministrisë, ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!