Meghan Markle dhe Princ Harry konfirmuan pak javë më parë se do të bëhen prindër për herë të dytë. Ndonëse çifti mbretëror ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, fansat kanë nisur të spekulojnë se ata do të bëhen me një vajzë.
Dyshimet lindën pasi Meghan u shfaq me një unazë me një gur rozë me prerje trëndafili, në daljen e saj publike me Harry-n më 22 Shkurt. Fansat nisën të spekulojnë se guri rozë tregonte se Archie do të bëhet me një motër të vogël.
“A është unaza rozë një tregues se fëmija mund të jetë një vajzë”, “Mënyra më delikate e Markle për të thënë se po pret një vajzë”, janë disa prej komenteve. Ndërkohë kujtojmë që një ditë më parë, gjatë një interviste televizive, Harry tregoi dhe arsyen pse vendosi të hiqte dorë nga roli mbretëror.
“Ishte një ambient i vështirë, të cilin e panë shumë njerëz. Kështu që bëra atë që çdo baba ose bashkëshort do të bënte dhe mendova: Si mund ta nxjerr familjen time nga këtu. Por ne kurrë nuk u larguam.”, u shpreh Harry duke iu referuar shtypit britanik. /abcnews.al