Aksidentet rrugore në Shqipëri, në tre muaj humbën jetën 53 persona

schedule15:30 - 3 Shtator, 2018

schedule 15:30 - 3 Shtator, 2018

Gjatë 3 muajve të verës, rrugët e Shqipërisë u përgjakën nga aksidentet rrugore. Sipas shifrave zyrtare të policisë, mbetën të vdekur 53 persona në muajt, qershor, korrik dhe gusht duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe pse pati një angazhim maksimal të efektivëve të policisë rrugore gjatë sezonit turistik veror, përsëri numri i aksidentet me pasojë vdekjen mbeti i lartë.

Vëtëm gjatë muajit gusht të 2018-s humbën jetën nga përplasjet e automjeteve 22 persona. Një shifër disa herë më lartë krahsuar me vendet e Bashkimit Europian në raport popullsie. Për gushtin e vitit të kaluar numri nga vdekshmëria ishte një më pak. Pjesa më e madhe e viktimave u shënua gjatë akseve kombëtare, veçanërisht në zonat bregdetare, aty ku ishte edhe përqëndrimi më i madh i efektivëve të policisë rrugore.

Po thuajse në të njëjtat shifra kanë mbetur edhe aksidentet rrugore me pasojë plagosje e rëndë dhe plagosje e lehtë, gjatë muajit gusht.
Gjatë muajit që lamë pas u regjistruan180 përplasje, ndërkohë rezulton se numri i personave të lënduar ka qenë më i vogël 5 persona më pak të plagosur se një vit më parë. Muaji gusht ka shënuar rekord edhe për pezullimin e patentave ndaj drejtuesve të automjeteve. 230 leje drejtimi iu morën shoferëve të cilët në shumicën e raste ishin nën efektin e alkoolit dhe tejkalim shpejtësie.

Muaji që ka pasur numrin më të vogël për aksidentet rrugore ka qenë korriku i 2018. Sipas shifrave zyrtare të Policisë, nga 1 deri në 31 korrik kanë vdekur 11 persona. Kjo shifër është 50 për qind më ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total kanë ndodhur 118 aksidente në një muaj. 12 u plagosën rëndë dhe 129 të tjerë lehtë. Edhe kjo shifër rezulton më mirë krahasuar me korrikun e 2017, pasi ndodhën 199 aksidentete dhe mbetën plagosur rëndë 44 persona dhe 202 u lënduan.

Ndërkohë, qershori i 2018-s, shënoi shifra të larta për vdekshmërinë në aksidentet rrugore. 20 persona humbën jetën nga 12 që ishte një vit më parë. Sipas specialistëve, aksidentet rrugore, në 80 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e gabimit të drejtuesve të mjeteve, teksa grupmosha që ka kryer më shumë aksidente janë nga 25 deri në 35 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!