Lulzim Basha reagon në Facebook për prefektët e emëruar

schedule18:47 - 1 Nëntor, 2017

schedule 18:47 - 1 Nëntor, 2017

Nuk vonoi shumë edhe reagimi i Lulzim Bashës lidhur me shkarkimin dhe emërimin e 12 prefektëve të Shqipërisë nga ana e Kryeministrit Edi Rama. Kryeopozitari e sheh edhe këtë si një lëvizje të shefit të ekzekutivit për të larguar vëmendjen nga ajo që quan skandali i madh i narko-shtetit. Për Lulzim Bashën, 12 prefektët e rinj nuk do të jenë asgjë tjetër veç shërbëtorë të Habilajve dhe familjeve mafioze dhe se faktikisht janë këto të fundit ato që mbajnë de facto rolin e prefektëve në të 12 qarqet e vendit. Duke zhverësuar rëndësinë e emrit nominal të prefektit, Basha shprehet se ata as që do të marrin frymë pa lejen e kryeministrit, pasi Edi Rama pushtetin e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!