“Arbitri stërfavorizoi Realin, kujtova se u ngatërrua te kartoni i Freuler”

schedule13:57 - 26 Shkurt, 2021

schedule 13:57 - 26 Shkurt, 2021

Tek Atalanta nuk kanë rënë nervat ndaj Tobias Stieler, arbitrit që gjykoi ndeshjen e së mërkurës ndaj Real Madrid në Champions, dueli i parë i raundit të 1/8 në kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Gjermani ndëshkoi Remo Freuler me karton të kuq në minutën e 17-të, teksa djemtë e Zidane fituan në fund me rezultatin 0-1. Presidenti i klubit italian, Antonio Percassi nuk është përmbajtur aspak në prononcimin e dhënë për GDS.

Tronditje e madhe, m’u dridh i gjithë trupi. Është absurde të shkatërrosh në atë mënyrë një ndeshje të tillë. Mendova me veten: nuk është e vërtetë, me siguri që u ngatërrua te ngjyra e kartonit…

Një gjë m’u ngulit në tru gjatë ndëshkimit të Freuler: frika. U stërfavorizua skuadra më e rëndësishme dhe ajo me më shumë histori. Mëkat, 11 kundër 11 do të ishte një tjetër ndeshje, një ndeshje shumë e bukur“, thekson Percassi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!