Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar java e fundit e kampionatit brazilian. E gjithë vëmendja në vendin arioka ishte përqendruar në dy sfida, Internacional-Corinthians dhe Sao Paulo-Flamengo.
Titulli kampion ende nuk ishte vendosur dhe diferenca mes Flamengos e Internacioinalit ishte vetëm dy pikë. Në fund fati ishte me kampionë në fuqi, Flamengo, të cilët arritën të triumfonin sërish edhe pse u mposhtën 2-1 nga Sao Paulo.
FIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIM DE JOGO NO MORUMBI! O MENGÃO É OCTACAMPEÃO BRASILEIROOOOOOOOOOOOOOOOO! MENGOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO! VAMOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOS! EU TE AMOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO, FLAMENGOOOOO! #OitoPatamar pic.twitter.com/0ayzhVTc0b
— Flamengo (@Flamengo) February 26, 2021
Internacional nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi me Corinthians, duke shpërdoruar mundësinë e fundit për t’u shpallur kampion. Kjo është hera e tetë në historinë e Flamengos që fiton kampionatin brazilian, në 125 vite që është krijuar si klub. /abcnews.al