Tomas Roncero, gazetari AS, nuk ka duruar pas komentit të bërë nga Fabio Capello pas ndeshjes që Real Madrid fitoi kundër skuadrës së Atalanta mbrëmjen e djeshme. Trajneri italian në të shkuarën ka qenë në krye të Realit, por kjo nuk e frenoi të fliste kundër arbitrit për kartonin e kuq që i dha Freuler.
“Arbitri prishi ndeshjen sepse Freuler nuk ishte lojtari i fundit dhe për më tepër Mendy nuk po i drejtohej portës. Ishte karton i verdhë. Do të ishte mirë që Atalanta të luante një ndeshje aq të rëndësishme në kushte të barabarta.
Zidane gjithashtu ishte i pabesueshëm. E patë si qeshi? Atalanta kishte fat të keq, por është edhe një ndeshje në Madrid. Mund të kualifikohen”, është shprehur Capello mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që gazetari nuk ia ka përtuar më pas.
“Capello është ai që luante me Emerson dhe Diarra në mesfushë dhe na bënte të flinim gjumë në Bernabeu, një trajner që fitoi një kampionat vetëm sepse lojtarët më të mirë vendosën ta menaxhojnë vetë situatën. Dhe tani duhet të dëgjoj Capellon të na japë mësime?
Capello është ai që e nxori Beckham nga grupi vetëm sepse ishte shumë i bukur, për t’i kërkuar më pas falje.. Duhet ta largonim atë vetëm që të mos e shkatërronte Realin. Ai dhe Cambiaso të shkojnë e të mbledhin shparguj”, është shprehur Roncero. / abcnews.al