Milani ka shënuar pas tete minutash lojë kundër serbëve të Crvena Zvezda. Kuqezinjtë përfituan nga një penallti e dhënë pas ndihmës së VAR.
Një prekje me dorë u pikas në zonë dhe arbitri më pas tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.
https://streamable.com/timx09
I zakonshmi Franck Kessie, shumë i qetë, mori vrull dhe e dërgoi topin drejt e në rrjetë. 1-0 për Milanin, që në ndeshjen e parë në Serbi ka barazuar 2-2. /abcnews.al