Hueyda El Saied heq dorë nga kaçurrelat, bën ndryshimin drastik me look-un e ri

schedule20:58 - 25 Shkurt, 2021

schedule 20:58 - 25 Shkurt, 2021

Hueyda El Saied ka suprizuar ndjekësit me ndryshimin drastik në look. Balerina e mirënjohur ka vendosur të heqë dorë nga kaçurrelat identifikuese të saj, duke i prerë flokët shkurt fare. Krahas fotos që ka publikuar në Instagram, balerina ka shkruar: “Nuk mund të ndryshoj botën, por mund të ndryshoj modelin tim të flokëve.”

Ndërkohë, kujtojmë që Hueyda dhe partneri i saj Thierry kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë në Dhjetor të vitit të kaluar. Për shkak të pandemisë, çifti organizoi një ceremony minimaliste me personat më të afërt të saj. “Për vetë konteksin mondial aktual që po përjetojmë, ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim.”

Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, së bashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg.”, u shpreh Hueyda. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!