Vajza e Niko Peleshit, Aleksia dhe Romeo Veshaj janë përfolur prej ditësh për një romancë të mundshme dashurie. Dyshimet se dyshja e njohur kanë nisur një lidhje lindën pasi postuan foto nga i njëjti vend në Vlorë, për t’u pasuar me një foto nga Aleksia, e cila shfaqej në makinë dhe ku binte në sy dhe prezenca e aktorit të humorit.
Për të ngacmuar ndjekësit, vajza e ministrit të Mbrojtjes publikoi një tjetër foto, ku shfaqej sërish me Romeon. Nga fotoja dukeshin se ishin në një ambient shtëpie, ndërsa shiheshin të veshur me veshje sportive. Ndërkohë, së fundmi burime për iconstyle.al kanë mësuar se Romeo dhe Aleksia tashmë kanë nisur dhe të jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një reagim publik. Kujtojmë që Romeo ka qenë i lidhur për disa kohë me këngëtaren Jonida Maliqi, me të cilën i dha fund pak muaj më parë. Lajmin se ishin ndarë e konfirmoi vetë Maliqi, e cila u shpreh se ky Shën Valentin e kishte gjetur single. Ndërkohë, arsyeja e ndarjes nuk është bërë me dije. /abcnews.al