Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Seleksionimet te Shqipëria U17, Bulku: Do punoj me moshën më të rëndësishme

schedule19:01 - 25 Shkurt, 2021

schedule 19:01 - 25 Shkurt, 2021

Ervin Bulku është emëruar trajneri i Shqipërisë U17 dhe tashmë ka nisur nga puna, duke bërë një seleksionim të lojtarëve të vitlindjeve 2005-2006. Ai ka pasur mundësinë të shohë nga afër rreth 45 të rinj, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe Xhemal Mustendanagiç dhe Sulejman Mema.

Bulku edhe ka folur për herë të parë pas detyrës së re: “Ndihem shumë i vlerësuar që më kanë besuar drejtimin e grupmoshës së 17-vjeҫarëve, që është mosha më e rëndësishme duke parë që fillojnë të hidhen hapat e parë të një futbollisti profesionist dhe ndërton karrierën e tij.

Nga momenti që më kanë besuar drejtimin e skuadrës kam filluar të ndjek kampionatin e kësaj grupmoshe, në 4-5 ndeshje, duke parë kohën në dispozicion. Sot është seleksionimi im i parë, ku së bashku me stafin tim po shikojmë me imtësi këtë grupmoshë.

Duhet të bëjmë më të mirën, duhet të punojmë shumë fort për t’u shpërblyer besimin drejtuesve. Kontributi jonë duhet të jetë i madh për të seleksionuar më të mirët e kësaj moshe, në mënyrë që të jenë pjesë e ekipeve kombëtare dhe t’i shërbejnë në të ardhmen kombëtares shqiptare. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën në punën tonë”, është shprehur Bulku për FSHF-në. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!