Lorik Cana reklamon një formacion special në rrjetet sociale. 11 lojtarë, të cilët të përbashkët kanë faktin që kanë luajtur me Marseille dhe Nantes.
Mes tyre është edhe vetë ish-kapiteni i kombëtares, ndërkohë që shkruan se ai është formacioni më i mirë i të gjithë kohërave me lojtarët që kanë veshur fanellën e klubeve të lartpërmendurve.
Emra mjaft të njohur në të, duke nisur nga portieri Fabian Barthez, mbrojtësin Marcel Desailly, trajnerin aktual të Francës, Didier Deschamps, Claude Makelele, Dimitri Payet dhe sulmuesi Sylvain Wiltord. /abcnews.al