Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se vendi mund të preket nga një valë e tretë e Covid-19 nëse nuk tregohen të kujdesshëm në lehtësimin e masave.
“Ne duhet të veprojmë me zgjuarsi për sa i përket lehtësimit të masave, në mënyrë që Gjermania mos të preket nga një valë e tretë duke detyruar qeverinë të mbyllë të gjithë vendin, tha Merkel në një intervistë me gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Kancelarja paralajmëroi kundër hapjes së vendit pasi mutacioni britanik, i cili besohet të jetë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit, po përhapet me shpejtësi në Gjermani.
Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania regjistroi 11,869 raste, duke e çuar totalin në 2,414,687.
Numri i viktimave në Gjermani është 69,125.
Shkalla e incidencës mbetet e njëjtë me 61.7 raste për 100,000 banorë, sipas RKI. Qëllimi është që niveli i incidencës të ulet në 35 për 100,000 banorë në mënyrë që vendi të rihapet, tha Merkel./abcnews.al