Fëmijë me Covid tek Pediatria, Rakacolli: Ka forma të rënda, por jo gjendje alarmante

schedule11:56 - 25 Shkurt, 2021

schedule 11:56 - 25 Shkurt, 2021

Mira Rakacolli foli në mbledhjen e Komitetit Teknik për pasqyrimin e situatës së Covid në vend. Teksa u pyet edhe për infektimet në Pediatri, Rakacolli u shpreh se ka raste të fëmijëve të prekur me Covid, por theksoi se gjendja nuk paraqitet alarmante.

Lexo edhe: A ka mutacione të virusit në Shqipëri, Fico: S’kemi ende përgjigje, por dyshimet tona janë të arsyeshme

“Jemi dëshmitar që ka pasur mosrespektim të masave. Në të gjitha daljet shkencore të nivelit më të lartë të mundshëm, e gjitha përfundon më apelin për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe kujdesin për higjienën. Drita në fund të tunelit mbetet vaksina.

Ndaj është e pakushtueshme që në fund të ditës të bëjmë atë çfarë ne kemi në dorë, ndërsa për sa i përket gjendjes në Pediatri, vazhdojmë të kemi prekje. Por nuk jemi në gjendje të rënduar. Vazhdojmë të kemi fëmijë me forma të rënda të sëmundjes, por ka një përmirësim të lehtë të kësaj gjendje krahasuar më parë”, tha Rakacolli.

Ndërsa, u ndal edhe tek lëvizja e qytetarëve apo grumbullimeve në urbane, duke shtuar se kjo mbetet një zgjedhje e qytetarëve për të gjetur një orar të përshtatshëm për të lëvizur duke mbrojtur veten.

“Hipja në autobus është zgjedhje personale. Nuk të detyron njëri të hipësh në autobus. Kur dihet tashmë kjo tendencë zgjidhet një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten. Gjithmonë duhet të drejtohemi tek bindja, por natyrisht kontrollet janë pjesë e punës që bën Inspektorati”, tha më tej Rakacolli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!