Vrasje e mirëorganizuar: 66-vjeçari në Tiranë u qëllua nga një makinë, drejtimi që morën autorët

schedule10:20 - 25 Shkurt, 2021

schedule 10:20 - 25 Shkurt, 2021

Ekzekutimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytet, sipas policisë, ka qenë i mirëorganizuar. Gazetarja Xhensila Kodra, duke raportuar nga vendi i ngjarjes, thotë se dyshohet që autorët ta kenë qëlluar objektivin e tyre Behar Sofia, në lëvizje nga një automjet.

Pasi e qëlluan të paktën dy herë 66-vjeçarin ata janë laruar drejt rrugës së Elbasanit. Deri më tani, lidhur me këtë ekzekutim policia nuk ka ende persona të dyshuar. Po kqyren kamerat e sigurisë gjatë gjithë zonës për të identifikuar targën e automjetit apo persona që mund të jenë të përfshirë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.00 të mëngjesit, ndërsa Sofia u gjet i plagosur në trotuar dhe më pas humbi jetën rrugës për në spital. Behar Sofia është një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës. sb/abcnews.al/