Zvicra nis lehtësimin e masave antiCovid me 1 Mars

schedule09:16 - 25 Shkurt, 2021

schedule 09:16 - 25 Shkurt, 2021

Duke filluar nga 1 Marsi, Zvicra do të lehtësojë disa nga masat e marra për të parandaluar përhapjen e Covid-119.

Të gjitha dyqanet në Zvicër do të rihapen më 1 Mars, sigurisht me një numër të kufizuar klientësh. Muzetë, bibliotekat, kopshtet zoologjike dhe botanike, palestrat do të rihapen gjithashtu.

Shumica e aktiviteteve sportive dhe kulturore për njerëzit nën 20 do të rinisin gjithashtu. Zvicra do të lejojë gtakimet me më shumë se 15 persona.

Presidenti zviceran Guy Parmelin tha se  restorantet mund të rihapen më 22 mars nëse situata përmirësohet në ditët në vazhdim. Restorantet në Zvicër janë mbyllur që nga 22 dhjetori, ndërsa dyqanet thelbësore janë të  mbyllura që nga 18 janari.

Parmelin tha se rihapja graduale do të jetë një lehtësim i madh për shumicën, duke shtuar se shumë njerëz janë treguar të paduruuar për shkakt të situatës së krijuar nga pandemia dhe variantet e reja të Covid-19.

Qeveria zvicerane tha se do të rivlerësojë situatën në 12 Mars.

Të mërkurën,  vendi regjistroi 1,343 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin total të të infektuarve në 552,698. Numri i viktimave është  9,256  që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!