Vaksina Johnson & Johnson ka rezultuar efektive kundër variantit të koronavirusit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut.
Varianti, i cili mendohet të jetë më infektues, aktualisht përbën shumicën e rasteve në Afrikën e Jugut dhe është zbuluar në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave, vaksina tregoi një normë efikasiteti 64% në Afrikën e Jugut, një normë efikasiteti prej 72% në SHBA dhe një normë mbi 68% në Brazil, e cila mbron gjithashtu edhe njerëzit me simptoma të rënda dhe të lehta.
Vaksina ishte deri në 86% efektive ndaj rasteve më të rënda të Covid-19 në SHBA , rreth 82% në Afrikën e Jugut dhe 88% në Brazil.
Ekspertët kanë deklaruar se variantet mund të rrisin numrin e rasteve në SHBA dhe kjo është një arsye se pse është e rëndësishme të vaksinohen sa më shumë njerëz dhe sa më shpejt që të jetë e mundur./abcnews.al