Tashmë është zyrtare. Vetë pak minuta përpara përfundimit të afatit, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso dorëzoi në KQZ marrëveshjen e firmosur nga Lulzim Basha dhe 12 aleatët për të garuar së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.
Nga drafti paraprak në atë final mungon vetëm partia e Mustafa Licit, “Mendimi i Djathtë Liberal”, ndërsa me pjesën tjetër të aleatëve, kryedemokrati ka arritur dakordësinë. Risi në listë është koalicioni me partinë e ish-presidentit Bamir Topi, i cili “rikthehet” në shtëpi.
E ndërsa marrëveshja për të qenë në një koalicion u dorëzua, tashmë Lulzim Basha duhet të vendosë për renditjen e kandidatëve në listë, që duhet të dorëzohet në 5 mars në KQZ. Përballë PS-së dhe koalicionit të PD-së në zgjedhje do të jenë edhe dy aleanca të tjera (lexo këtu)./ db/ Abcnews.al