Jeni të fiksuara pas kostumeve? Trendi më i ri pranveror që do t’ju bëjë për vete

schedule22:54 - 24 Shkurt, 2021

schedule 22:54 - 24 Shkurt, 2021

Dizajni që mbizotëroi në pasarelat e shtëpive më të mëdha për sezonin pranverë/verë 2021, duke u bërë sinonim i termit “elegant” nuk është askush tjetër përveçse kostumi me pantallona të shkurtra. Xhaketat me versione klasike dhe moderne shoqërohen me pantallona të shkurtra në gjatësi të ndryshme.

Modelet e ofistikuar të koleksionit Michael Kors dhe detajet e prera në setet e Jacquemus, krijojnë një gjendje shpirtërore për më shumë eksperimentime.Siluetat minimale dhe linjat e drejta, me xhaketa dhe pantallona të shkurtra që lejojnë trupin të marrë frymë, mund të bëhen aleati më i mirë në pamjen pranverore.

E vetmja gjë që duhet të bëni është t’i kombinoni ato me aksesorët e duhur siç mund të jetë unaza mesatare, çanta me përmasa të mëdha, syze dielli të guximshme dhe një palë loafers elegante, që do të komplimentojnë pamjen tuaj plot stil. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!