Artur Roshi pas takimit me Bashën: Firmën e vura, koalicioni shpresë kundër degradimit ekonomik

schedule19:02 - 24 Shkurt, 2021

schedule 19:02 - 24 Shkurt, 2021

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Artur Roshi ka deklaruar në përfundim të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu se e ka vënë firmën mbi marrëveshjen e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në dalje për mediat në përfundim të takimit, Roshi u shpreh se ky koalicion është shpresë për vendin, kundër degradimit ekonomik dhe moral, por refuzoi të tregojë zonën ku do kandidojë në shenjë maturie.

“Sigurisht që firmën e vura. Vendi jonë ndodhet në degradim ekonomik që sjell degradim moral të shoqërisë. Këtë koalicion e quaj koalicion kundër degradimit ekonomik. Unë do të punoj dhe qenia ime në këtë koalicion është për shpresën e tyre. Unë them ta rezervojmë vendin e kandidimit për të qenë të matur”, u shpreh Roshi./mv.abcnews.al