Shihni pamjet spektakolare të ujëvarës Niagara, të ngrirë!

schedule14:57 - 24 Shkurt, 2021

schedule 14:57 - 24 Shkurt, 2021

Ujëvara e Niagarës është kthyer në një vend që ofron pamje përrallore gjatë dimrit. Për shkak të temperaturave minus, një pjesë e ujëvarës më të njohur në botë ka ngrirë.

Turistët kanë shijuar pamjet mahnitëse të saj, ku shihet akull, ujë dhe mjegull, të cilat së bashku formuan dhe një ylber.

Sipas Niagara Falls USA, akulli formohet çdo dimër. Por shkalla e ngrirjes së ujëvarë në të vërtetë varet nga moti i ftohtë ekstrem që zgjat për periudha të gjata kohore, si atëherë në 2014 dhe 2015./e.b-abcnews.al