Studimi: Ky veprim për 10 minuta, do t’ju bëjë të ndiheni më pak të vetmuar

schedule12:21 - 24 Shkurt, 2021

schedule 12:21 - 24 Shkurt, 2021

Të flasësh në telefon me dikë për 10 minuta, disa herë në javë, ju bën të ndiheni më pak të vetmuar, ka zbuluar një studim i ri.

Gjysma e 240 pjesëmarrësve  të studimit, u zgjodhën për të kryer thirrje telefonike me vullnetarë gjatë një muaji dhe raportuan se ndjeheshin mesatarisht 20% më pak të vetmuar, sipas studimit të botuar të martën në revistën JAMA Psychitry, raporton CNN.

Vullnetarët u trajnuan shkurtimisht në aftësitë emptike të komunikimit, të cilit përfshijnë dëgjimin aktiv dhe bërjen e pyetjeve, tha autori kryesor i studimit Maninder Mini Kahlon.

Bisedat ishin pak më shumë se 10 minuta javën e parë, tha Kahlon, por ato barazuan 10 minuta gjatë pjesës tjetër të studimit njëmujor. Pjesëmarrësit folën për një larmi temash, përfshirë jetën e tyre të përditshme dhe pyete për jetën e vullnetarëve të tyre, informon abcnews.al.

Ankthi dhe depresioni te pjesëmarrësit pësoi një rënie mbi 30% në shkallën GAD-7 ( e çrregullimit të ankthit) dhe një rënie gati 24% në shkallën PHQ-8 ( e depresionit).

Ky studim është premtues mund të ndihmojë në udhëzimin se si njerëzit i përkthejnë provat në praktikë, tha Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Brigham Young në Provo, Utah, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, informon abcnews.al.

Ajo tha se ka parë shumë qasje të bazuara në komunitet për të zvogëluar vetminë, por është e rrallë të gjesh një qasje të testuar klinikisht.

Qëllimi i Kahlon është që të vazhdojë testimin e kësaj metode dhe zbatimin e saj në një shkallë më të gjerë në mënyrë që më shumë njerëz të mund të përfitojnë nga gjetjet./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!