Greqia thirrje BE-së: Miratoni pasaportat anti-Covid

schedule11:46 - 24 Shkurt, 2021

schedule 11:46 - 24 Shkurt, 2021

Greqia ia ka bërë thirrje  Bashkimit Europian që të miratojë pasaportat anti- Covid-19 në mënyrë që të rihapë turizmin.

Në një intervistë me Financial Times, Ministri i Turizmit, Harry Theocharis, theksoi se aplikimi i certifikatës së vaksinimit duhet të jetë çështja kryesore e Bashkimit Europian.

Theocharis tha se BE duhet të përshpejtojë vendimmarrjen mbi protokollet për lëvizjen e sigurt të qytetarëve europianë nga një vend në tjetrin.

“Bashkimi Europian duhet të miratojë certifikatën e vaksinimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo edhe: Pasaportat anti-Covid janë tashmë realitet në Greqi

Në lidhje me vendimin e qeverisë britanike për ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare jo thelbësore, Theocharis tha: “Unë nuk i kuptoj paralajmërime të tilla, duke pasur parasysh progresin që Britania po bën me vaksinimin.

Nuk mund ta kuptoj pse tani po bëjmë hapa prapa, megjithëse tani kemi mjete gjithnjë e më efektive në ‘arsenalin tonë’ krahasuar me vitin e kaluar – dhe këto janë vaksinat dhe ‘testet e shpejta’. ”

Aktualisht, një certifikatë digjitale do të lëshohet për ata shtetas grekë që janë vaksinuar, por nuk është i detyrueshëm për të udhëtuar në Greqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!