Këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme të Apelit është hedhë shorti për të përcaktuar trupën gjykuese të seancës së gjykimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 9 të arrestuarit e tjerë në Gjykatën e Krujës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kryesues i seancës është zgjedhur Nertina Kosova dhe anëtarë Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.
LEXO EDHE: Pranga në sallën e gjyqit, kush ishte i dënuar që do të lironte gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Ndërkohë mësohet se seanca për të arrestuarit e Krujës të cilët akuzohen për korrupsion do të zhvillohet më 2 mars 2021, ora 11:00.
Ndërkohë kujtojmë se ndaj të arrestuarve është dhënë masa e sigurisë arrest më burg.
Ndalimi i tyre është bërë me urdhër të SPAK pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha në bashkëpunim me avokatin Aldo tabaku dhe të tjerë po përgatisnin dokumentet për lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje. e.su./abcnews.al

