Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Skraparit të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas uniformave blu është bërë I mundur arrestimi I një 24 vjeçari me iniciale K.M. i shpallur në kërkim pasi kishte plagosur me thikë dy shtetas.
“Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim policor.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. M., 24 vjeç, banues në Skrapar.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., më datë 20.02.2021, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. M. dhe A. Ç.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasit Xh. M”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në pranga është vënë dhe shtetasi F.Sh. 33 vjeç I cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij./abcnews.al