Një operacion policor është zhvilluar këtë të mërkurë në ministrinë e Bujqësisë në Kosovë.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij aksioni policor.
Në një prononcim për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar në lidhje me operacionin por nuk ka dhënë asnjë detaj për shkakun pse është ndërmarrë një nismë e tillë.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./abcnews.al