Real Madrid luan nesër një ndeshje të vështirë ndaj Atalantës për 1/8-at e Champions League në Bergamo. Para kësaj beteje ka folur trajneri i Los Blancos, Zinedin Zidane. Francezi nuk pajtohet me barazimin, teksa vlerëson lart Gjimshitin & Co.
“Ne e dimë çfarë na pret nesër. Kemi punuar mirë, jemi të përqendruar dhe kemi nevojë për rezultat pozitiv. Kemi përvojën e duhur dhe shpresojmë të arrijmë në finale. Shkojmë atje për të fituar. Ka edhe një ndeshje të dytë, por ne jemi të përqendruar në betejën e nesërme.
Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Ne i dimë pikat tona të forta dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë sa më shumë. Do të shkojmë atje me qëndrimin tonë të zakonshëm. Nuk do ta pranoja barazimin, ne luajmë për të fituar.
Nuk i njohim shumë mirë kundërshtarët tanë dhe duhet të luajmë futbollin tonë, gjithsesi do mundohemi të përshtatemi pak me futbollin e Atalantas. Ata janë ekip shumë sulmues, i ngjashëm me Ajax, dy vite më parë. Ata kanë lojtarë individualë të shkëlqyer, janë solidë dhe pres që nesër të jetë një ndeshje e mrekullueshme futbolli.
Gasperini më do në fushë? Jo, unë kam mbaruar (qesh). Gasperini ka bërë një punë të shkëlqyer. Ai ishte trajneri i ekipit të të rinjve te Juventus kur unë isha atje. Më pëlqen shumë si trajner. Atalanta e ka provuar veten në fushë, duke ndryshuar dy ose tre lojtarë këtë vit për t’u përmirësuar edhe më shumë.
Do të jetë e vështirë dhe duhet të provojmë se jemi një ekip i fortë. Jemi të vetëdijshëm se po kalojmë një periudhë të vështirë dhe presioni është në çdo ndeshje të vetme, por atëherë asnjë ndeshje nuk është e lehtë”, u shpreh Zidane. /abcnews.al