Shpërndante materiale pornografike me fëmijë, ish-ylli i Realit nën akuzë

schedule17:37 - 23 Shkurt, 2021

schedule 17:37 - 23 Shkurt, 2021

Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Borussia Dortmund e kombëtares gjermane, Christoph Metzelder dso të duhet të përballet në gjyq me akuzat e prokurorisë për posedim dhe shpërndarje të materialeve pornografike me fëmijë.

Një akuzë e rëndë për 40-vjeçarin, që kulmin e karrierës e kishte kur mundi të firmoste me Real Madrid, ku qëndroi për 3 sezone, nga 2007 deri në 2010.

Tashmë do të duhet të ndeshet me një akuzë të rëndë dhe aspak normale për një njeri publik. Nga ajo që raportohet, mësohet se Metzelder ka pranuar një pjesë të akuzave përballë gjyqtarëve në Dyseldorf. /abcnews.al