Ellie Goulding ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije për revistën “Vogue”, ku është shprehur se është në muajin e tetë të shtatzanisë. Këngëtarja 34-vjeçare ka qëndruar larg vëmendjes së publikut, dhe dalja e saj e fundit ishte në Gusht të vitit që lamë pas.
“Ishte një çmenduri pasi ndodhi në 1-vjetorin e martesës tonë. Nuk ishte në plan. Mendimi për të mbetur shtatzënë nuk dukej sikur mund të ishte një realitet. Të qenit shtatzënë më ka bërë më njerëzore. Këto forma nuk i kam patur kurrë më parë. Po e shijoj këtë. Gjithashtu dhe bashkëshorti im.”, u shpreh këngëtarja.
Përsa i përket muzikës, këngëtarja tha se mezi po pret të kthehet në punë dhe të angazhohet për albumin dhe turneun e ri. Autorja e hitit “Love Me Like You Do” dhe partneri i saj, Caspar Jopling njoftuan fejesën e tyre në Gusht të 2018-ës. Ata vendosën të lidhnin kurorë në vitin 2019, në një ceremoni mahnitëse në York Minster. /abcnews.al