Zëvendës Ministri meksikan i Shëndetësisë Hugo Lopez Gatell, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Zyrtari, i cili i ka ofruar Meksikës përditësime pothuajse të përditshme mbi pandeminë, tha se ai është ende duke pritur për rezultatet e një testi tjetër por po punon nga shtëpia.
“Unë kam COVID-19”, shkroi në Twitter Lopez Gatell, i cili është njëherazi edhe epidemiolog. Ai tregoi se simptomat e tij filluan të premten dhe janë të lehta.
Sipas Gatell, testi antigjeni për sëmundjen kishte rezultuar pozitiv, por ai ishte ende duke pritur për rezultatin e një prove molekulare, ose PCR.
Ndërkohë Meksika ka raportuar 2,030,491 raste zyrtare të COVID-19 në vend dhe gjithsej 178,965 vdekje. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se shifrat reale janë dukshëm më të larta se kaq. l.k/abcnews.al