13 mënyra se si ti bëni ushqimet që të zgjasin

schedule22:55 - 31 Gusht, 2018

schedule 22:55 - 31 Gusht, 2018

Nuk ka trishtim më të madh se sa të bësh pazar duke blerë ushqimet e tua më të preferuara dhe ato të prishen pa patur mundësi ti konsumosh. Sidomos kur mendon së atje jashtë ka njerëz që vuajnë nga uria. Jemi bërë moskonsumues, apo kemi gjithmonë tendencën që të blejmë produkte më tepër nga sa na nevojiten. Pavarësisht kësaj, është gjithmonë jo e këndëshme kur frutat apo perimet prishen pa patur mundësi ti shijosh. Prandaj, për të ndaluar vazhdimin e këtij fenomeni, më poshtë janë listuar disa mënyra se si ti bëni ushqimet tuaja që të zgjasin sa më shumë.

1) Largoni çdo produkt të ndenjur
Sigurohuni që ti kontrolloni mirë dhe të eleminoni nga frigoriferi juaj çdo produkt që rezulton i nxirë, i tejpjekur ose i kalbur. Ushqimet e ndenjura lëshojnë gazin e etilienit, i cili mund të ndikojë gjithashtu në prishjen e ushqimeve të shëndetshme përreth.

2)Lajini manaferrat me uthull
Përdorni uthull për të mbrojtur manaferrat tuaja. Lajini ato me një pjesë uthull dhe një pjesë ujë. Thajini në një enë të pastër dhe kështu mund ti shijoni për një kohë më të gjatë.

3)Lyejeni djathin me gjalpë
Lyerja e djathit me gjalpë parandalon tharjen dhe thërrmimin e tij. Ngjyjeni nga pak nëpër anë me gjalp dhe mbështilleni djathin me letër alumini. Më pas vendoseni në vendin më pak të ftohtë të frigoriferit.

4)Mos përdorni enë plastike
Përdorni enë prej qelqi ose kavanozë për të mbajtur produktet tuaja. Gatimet dhe produktet do të zgjasin disa ditë më shumë se sa në mbajtësit plastikë.

5)Mos i mbani frutat me bërthamë nëpër qese plastike
Mos i vendosni frutat që kanë bërthamë në frigorifer bashkë më qesen plastike me të cilat janë blerë. Kjo do të shkaktojë mbipjekje dhe qullje të tyre. Është e rekomandueshme që të mbahen në temperaturë dhome pa qese.

6)Vendosini qepët nëpër geta
Futini qepët brenda një pale getash të pastra dhe të papërdorura. Lidhni një nyje dhe vazhdojeni këtë proces në formë zinxhiri. Kjo gjë i mban qepët të thara dhe disntanca u jep frymëmarrje për të jetuar më gjatë.

7)Përdorni peceta prej letre për të jeshiltat me gjethe
Bimët jeshile më gjethe mund të prishen shpejt. Vendosni një pecetë prej letre brenda së njëjtës qese ku i mbani zakonisht ato. Kjo do tu largojë lagështinë dhe parandalon fishkjen.

8)Vendosini erëzat në ujë
Bëni një tufë me erëza, prijini kërcellin dhe vendosini në ujë. Në këtë mënyrë ato do të kënë një jetesë dhe freski më të gjatë.

9)Vendosini bukën në frigorifer
Vendosini kallëpet e bukës në ngrirje. Kështu rritet goxha jetëgjatësia e tyre. Thjesht hiqini akullin kur t’ju nevojiten.

10)Mbajini produktet larg nga dritaret
Ne i vendosim disa nga produktet tona nëpër kanistra. Por kjo është një ide e keqe kur këto mbajtës ndodhen afër dritareve. Drita e Diellit përshpejton procesin e pjekjes. Mbajini frutat dhe perimet larg diellit kur i keni brenda në shtëpi.

11)Mbështillni bishtin e bananeve
Mbajini bananet për një kohë të gjatë duke mbështjellë bishtin me një qese plastike. Kjo do parandalojë çlirimin e gazit që i bën bananet të piqen më shumë se ç’duhet.

12)Sigurohuni që frigoriferi juaj është në temperaturën e duhur.
Për të ndaluar krijimin e baterieve toksike, sigurohuni që frigoriferi juaj të qëndrojë në 4 gradë celcius. Ushqimet prishen kur frigoriferi është më i ngrohtë se ç’duhet dhe ngrijnë kur është më i ftohtë, prandaj sigurohuni që të keni vënë temperaturën e duhur.

13) Vendosini domatet me bishtin poshtë
Gjithmonë mbajuani kërcellin domateve. Nëse ato nuk e kanë një të tillë, vendosini në mbajtës me bishtin poshtë. Në këtë mënyrë ajri e ka më të vështirë për të depertuar dhe për ti vyshkur. Gjithashtu ato nuk duhen mbajtur në frigorifer./abcnews.al