Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

1140 ha tokë nën ujë, banorët në Shkodër akoma probleme me përmbytjet

schedule10:32 - 23 Shkurt, 2021

schedule 10:32 - 23 Shkurt, 2021

Prej ditësh në vendin tonë kemi mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por duket se në Shkodër akoma vijojnë që të jenë nën ujë 1140 hektarë tokë.

Në raportin e saj më të fundit Bashkia bën me dije se zonat që vijojnë të kenë problem me praninë e ujit është Oboti, disa fshatra në njësinë administrative Dajç dhe Rrethina.

Oboti duket se është dhe fshati më i prekur nga përmbytjet që solli moti i keq në Shkodër ku si pasojë vijojnë të jenë të rrethuara nga uji 10 banesa.



Bilanci i plotë:                                              

Nj.A. Ana e Malit 

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 400 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
  • Tokë e pakultivuar 80 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 310 Ha
  • Grurë 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha
  • Bimë dekorative 3 Ha 

2.Rreth 10 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

  1. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 50cm.

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 100 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 330 Ha
  • Grurë 5 Ha
  • Bimë dekorative 15 H

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 290 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 110 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha

-Në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet  për periudhën Janar-Shkurt 2021”, po evidentohen dëmet në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!