Pësoi dëmtim “horror” ndaj Atalantës, Napoli tregon gjendjen e Osimhen

schedule20:17 - 22 Shkurt, 2021

schedule 20:17 - 22 Shkurt, 2021

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, nuk e mbylli në vetëdije duelin e djeshëm kundër Atalantës. Nigeriani ra në mënyrë të çuditshme në minutën e fundit të takimit, pas një përplasje me Cristian Romeron dhe goditi pjesën e pasme të kokës me tokën.

Për të mos rrezikuar më shumë me shëndetin e tij, sulmuesi u dërgua në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo për t’iu nënshtrua disa analizave të mëtejshme.

 

 

Mësohet se 22-vjeçari ka pësuar një traumë në kokë, por fatmirësisht pa asnjë dëm afatgjatë. Gjithçka ka qenë kalimtare dhe ai e ka kaluar traumën e pësuar dhe është gati të rikthehet me skuadrën në stërvitje.

 

Lajmë të mira edhe nga Hysaj, i cili ka pësuar një dëmtim disa ditë më parë. Ai ka zbritur në fushë ka nisur stërvitjen i veçuar nga grupi, teksa në ditët në vijim pritet të kemi zhvillime pozitive për yllin e kombëtares sonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!