Sulmi mbi ambasadën amerikane, çfarë gjetën forcat irakiane pas shpërthimit

schedule19:08 - 22 Shkurt, 2021

schedule 19:08 - 22 Shkurt, 2021

Ambasada amerikane në Irak u sulmua sot me tre raketa. Raketa goditën Zonën e Gjelbër të Bagdadit, duke synuar Ambasadën e SHBA, sipas raporteve fillestare nga burimet lokale të sigurisë.

Fatmirësisht nga sulmi nuk pati asnjë viktimë. Ndërkohë, Forcat e Sigurisë Irakiane gjetën pajisjen e nisjes së raketave.

“Bekimi i Allahut qoftë mbi familjen e Muhamedit”, shkruhej mbi pajisje.

Ky është sulmi është i treti në një javë që shënjestron institucionet diplomatike, ushtarake ose tregtare perëndimore në Irak pas disa muajsh qetësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!